Bebe Rexha ka perfromuar këtë herë në eventin më të madh të ndërrimit të moteve në Amerikë.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka qenë ajo e cila ka argëtuar shumë njerëz të mbledhur në sheshin ‘Times Square’ në New York, pikërisht në momentin e ndërrimit të moteve.
Ajo ka bërë numërimin mbrapsht duke pritur rënien e topit të madh që simbolizon fillimin e vitit të ri
Bebe është dukur shumë e bukur këtë natë, ndërsa ka shkëlqyer në fustanin vezullues i cili i tregonte për mrekulli format e trupit.
Këngëtarja ka treguar se për këtë pritje të vitit të ri nuk ka marrë asnjë puthje, ndërsa ka thënë se është ndjerë shumë e kënaqur që ka pasur rastin ta presë me shumë fansa të saj./Gazeta Express/