02-05-2024

Suharekë: Arrestohet një person për armëmbajtje ilegale

Një person është arrestuar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas policisë, bastisja është kryer dje në fshatin Bllacë të Suharekës.

Me këtë rast është konfiksuar një pistoletë, një pushkë gjuetie dhe 83 fishek të kalibrave të ndryshëm.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.