Bebja shqiptare që me emrin e saj habiti gjermanët
Nuk është shaka: Kjo foshnjë quhet Krefelda, ashtu sikurse qyteti Krefeld, ku ajo ka ardhur në jetë, më 16 mars” para dy vitesh, shkruan derwesten.de. Ajo ka emrin më të çuditshëm në botë, ose, së paku në Gjermani! Foshnja me prindër nga Kosova ka marrë emrin e qytetit në të cilin është lindur, Krefeld.
Ndërsa ata i shtuan një -a, Krefelda, pasi emri i qytetit është në gjininë mashkullore. Prindërit e saj deshën që me çdo kusht ta pagëzojnë sipas emrit të qytetit, në të cilin janë pritur kaq përzemërsisht kur kishin ardhur nga Kosova.
Krefelda lindi në klinikën Helios Krefeld. Kur të rritet vogëlushnja me siguri do të ndihet mjaft e veçantë me emrin që i kanë vënë.