22-07-2024

Dy të arrestuar, njëra grua për  marrje me prostitucion në Prizren

Dy persona, një mashkull dhe femër janë arrestuar për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës ‘marrje me prostitucion’, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Përmes raportit 24 orësh, policia ka njoftuar se në konsultim me gjykatësin e Divizionit për Kundërvajtje të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Arrestimi i tyre është bërë dje rreth orës 14:00 në Prizren. Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera rreth rastit.

Mbështetur në raportet policore, rastet e kësaj natyre kohët e fundit janë pakësuar shumë, pasi tashmë raportohet rrallë raportohet për to. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.