25-11-2024

Befasi dhe batuta, Rama shpërblen Sylvinhon dhe futbollistët kuqezi

Edi Rama nuk i kurseu surprizat dhe batutat në mbrëmjen gala “Më të mirët 2023”, e organizuar nga FSHF ku nderohen ata që shkëlqyen gjatë këtij viti në futbollin shqiptar. Për djem dhe vajza.

Pas përfundimit të fjalimit të shkurtër, kryeministri i Republikës së Shqipërisë ftoi presidentin e Shqipërisë, z. Bajram Begaj, për t’i dhënë pasaportën shqiptare Sylvinhos, trajnerit brazilian të kombëtares. Qytetari më i ri i Republikës së Shqipërisë.

“Tradita është që unë flas gjatë, presidenti flet shkurt. Sot e kemi ndryshe. E mirëkuptoj presidentin që si biznesmen e ka mendjen te lekët (qesh). Jam këtu me privilegjin për të thënë dy fjalë. Dhe njëkohësisht për të mbajtur një fjalë. Dy fjalët që dua të them kanë të bëjnë me nevojën për t’i përgëzuar me gjithë zemër edhe njëherë të gjithë ata që mundësuan këtë sukses të jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Dhe për t’i falënderuar. Përgëzimin dua ta filloj nga Gianni De Biasi, i cili është njeriu që na tregoi se kjo nuk është një ëndërr e pamundur. Dua ta vazhdoj me Edi Rejën, i cili mori përsipër të drejtojë skuadrën tonë kombëtare. Duke u bërë ura mes dy sukseseve. Dua ta mbyll me Sylvinhon, për të ndaluar vetëm një sekondë: ‘Sylvio, e njeh presidentin e Republikës së Shqipërisë? Duhet të vish, sepse dua të ta prezantoj’.Siç ta premtova, sot duam që së bashku me presidentin të të deklarojmë qytetar të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Kryeministri shqiptar më pas vendosi të dëmshpërblente të gjithë lojtarët dhe stafin teknik të ekipit kombëtar me pasaportë diplomatike. Njësoj siç përfituan ata që kualifikuan Shqipërinë në Euro 2016.

“Kur skuadra kombëtare u kualifikua në Euro 2016, ne u dhamë të gjithë sportistëve dhe trajnerëve, pasaportë diplomatike. Pas 4 vitesh nuk u kualifikuan dhe u dogj afati. Është koha ta vëmë pasaportën diplomatike në afat. Thirra kapitenin, sepse ishte mosbesues deri në fund se do të merrte pasaportën sot. Unë nuk jam si të tjerët, atë që them, e bëj. Ambasadorë të denjë të shtetit shqiptar, jemi krenar për ju“, përfundoi Rama. /SS/

Asnjë koment

Comments are closed.