27-07-2024

Prizren: Kështu ndodhi aksidenti fatal në autostradë – sipas Prokurorisë

Në raportin të cilin, sot Prokuroria Themelore në Prizren ia ka paraqitur Gjykatës, lidhur me aksidentin tragjik, ku humbën jetën tre të rinj nga dyshimet për një garë të jashtëligjshme në autostradë, tek hyrje-dalja Veri afër Prizrenit, përshkruhet ngjarja e cila tronditi opinionin shqiptar, shkakuan Gazeta e Prizrenit.

Molos Delija dhe Nue Bibaj  dy nga personat që u goditen për vdekje në autostradën “Ibrahim Rugova”, u varrosen sot.  Delija ishte në moshën 20-vjeçare dhe ishte djali vetëm i familjes.

Në raportin e PTH-se, thuhet se me datë 16.12.2023 rreth orës 22:30, në autostradën ‘’Ibrahim Rugova’’ në Prizren, saktësisht në kilometrin e trembëdhjetë të saj nga aksi rrugor ‘’Prizren Veri’’ në drejtim të aksit rrugor ‘’Prizren Jug’’, të pandehurit Irfan Hoti dhe Arlind Syla me dashje dhe në bashkëkryerje, veprojnë në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, në atë mënyrë që paraprakisht, merren vesh dhe organizojnë garë të kundërligjshme automobilistike.

“Të pandehurit A.S., dhe I.H., lëvizen paralelisht me automjetet e tyre me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe, dhe në një moment i pandehuri i dytë me automjetin e tij i afrohet të pandehurit të parë, me ç’rast ky i fundit humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke devijuar në mënyrë diagonale nga shiriti i majtë i rrugës, me ç’rast e godet automjetin e markës ‘’VV Golf’’, i cili ishte i ndalur në shiritin emergjent të austostradës dhe për pasojë godet për vdekje këmbësorët – viktimat N.B., M.D., dhe L.S, të cilët ishin duke e ndjekur zhvillimin e garës dhe në të njejtën kohë u shkakton lëndime trupore të dëmtuarve M.Z., S.Z., dhe B.P., të cilët gjithashtu ishin në vendin kritik duke e ndjekur zhvillimin e garës automobilisitke në mes të të pandehurve. Me ç’rast viktimat N.B., M.D., dhe L.S., si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti dërgohen pa shenja jete pranë Spitalit Rajonal të Prizrenit”, thuhet ndër të tjera në raportin e PTH-së./ Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.