25-04-2024

Befason Mourinho, refuzon një ofertë ‘marramendëse’

Një ofertë e madhe është refuzuar nga Jose Mourinho.

Që nga koha kur u shkarkua nga Man United, Mourinho nuk ka pasur nën drejtim ndonjë skuadër, duke pritur për ofertën e duhur.

Raportime nga ‘Sky Sport Neës’, bëjnë të ditur se së fundmi në tavolinën e portugezit ka pasur një ofertë 100 milionëshe nga Superliga e Kinës.

Është skuadra e Guangzhou Evergrande ajo që ka nisur ofertën për ‘Special One’, por që nuk doli të ishte e mjaftueshme.

Emri i Jose Mourinho më herët është lidhur edhe me skuadrën nga Premierliga, Newcastle United, por pa pasur ndonjë lëvizje zyrtare.

Asnjë koment

Comments are closed.