Bëhet virale videoja e policit të Shqipërisë teksa i këndoi Adem Jasharit mbrëmë në “Air Albania”
Kombëtarja e Shqipërisë regjistroi një fitore të madhe të dielën mbrëma, ndaj Polonisë, për të bërë një tjetër hap drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Festës së tifozëve, pas përfundimit të ndeshjes, iu bashkuan edhe lojtarët e kombëtares të cilët njëzëri kënduan këngën legjendare “Mora fjalë”.
Kësaj feste, përveç lojtarëve iu bashku edhe dikush tejet i veçantë. Bëhet fjalë për njërin nga pjestarët e Policisë së Shqipërisë, i cili ishte në krye të detyrës e që nga atëherë është bërë viral kudo në rrjete sociale, pasi u kap nga kamera e një tifozi duke mos i përballuar emocionet me ç’rast iu bashkuar festës nën këngën për komandantin legjendar, Adem Jashari.
Që nga mbrëmë videoja e tij në rrjetin social “TikTok” u shikua plot 233 mijë herë, ndërsa u pëlqye nga më shumë se 21 mijë përdorues të këtij aplikacioni.