Bëhuni pjesë e ‘EU Insta Sfida – kush është gruaja model për ty?
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së ka bërë sot një thirrje për një sfidë interesante në Instagram.
“EU Insta sfida – kush është gruaja rol model për ty?” – fton secilin prej nesh që të përzgjedhim një person të gjinisë femërore të cilën e shohim si inspirim, një grua e cila na motivon cdo ditë me punën dhe mençurinë e saj, dhe këtë ta bëjmë publike duke u kyqur në këtë sfidë.
Që të jesh pjesë e kësaj iniciative në Instagram, është fare thjeshtë,
1. duhet që të bësh një selfie foto së bashku me këtë person,
2. atë foto ta postosh në Instagram në profilin tënd, dhe
3. Të vendosësh një përshkrim shumë të shkurtër se kush është gruaja pranë teje duke vendosur dhe hashtags #EUGenderTalks, #EUICCKosovo #MyRoleModelKosovo
Ajo mund të jetë shoqja, vajza, nëna, gjyshja, kolegia e punës, familjarja, e dashura, bashkëshortja apo edhe një person publik që e njeh dhe mund të bësh foto me të. Ajo duhet të jetë një person të cilin e sheh si shembull për jetën, suksesin dhe lumturinë
.
Me këtë fotografi, do të kesh mundësi të bëhesh pjesë e ekspozitës së fotografisë e cila do të hapet në muajin mars në Prishtinë dhe në Mitrovicë të Veriut.
Gara ‘EU Insta Sfida – Kush është gruaja rol model për ty?’ është një metodë e mirë për të sjellë në vëmendje gratë dhe vajzat, personat e gjinisë femërore që tregojnë guxim, mençuri, maturi dhe sukses me punën që bëjnë çdo ditë.
Pas 1 marsit, ne do t’i përzgjedhim 25-30 fotografitë më të mira dhe do t’i kontaktojmë të përzgjedhurit përmes llogarisë në Instagram që të jenë prezent në aktivitetin që do të mbahet me datën 7 mars në Qendrën e Informimit dhe Kulturës së BE në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun.
Për informata tjera klikoni në www.euicc-ks.com