25-04-2024

Prizreni në atmosferë kremte për 11 vjetorin e Pavarësisë

Kosova të dielën mbush 11 vjet shtet.

Në kontekstin e shënimit të këtij përvjetori edhe Prizreni ka nisur përgatitjet me stolisje me flamuj.

Me rastin e shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Prizrenit do të organizojë aktivitete të ndryshme festive.

Në orën 13:00  do të ketë aktivitetet në  Bibliotekën e Qytetit, ndërsa në orën 19:00 në Shtëpinë e Kulturës mbahet koncerti i Pavarësisë me SHKA-të e Komunës së Prizrenit.

Ndërkaq,  të dielën janë paraparë këto aktivitete:

09:30 Homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve” dhe “Monumenti i Lirisë”
11:00 Defileu me fëmijë ( në sheshin “Shatërvan”)
12:00-17:00 Ekspozita e Pavarësisë (në sheshin “Shatërvan”)
18:00 Ora Letrare e Pavarësisë (në SHKA “Agimi”- Prizren)
20:00 Shfaqja teatrale “Iku Autobusi” (në shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”). /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.