Berisha: A ka më ofendim për një shtet si Kosova që soji i Vjosa Osmanit të jetë në krye të presidencës

Zafir Berisha po e konsideron “ofendim” të shtetit të Kosovës, faktin që Vjosa Osmani është ushtruese e detyrës së presidentit.Me anë të një postimi në Facebook, zyrtari i Nismës Socialdemokrate ka thënë se në këtë situatë, Kosova duhet të shkojë urgjentisht në zgjedhje.Sipas tij, me Osmanin në krye të presidencës, po poshtërohet shteti i Kosovës.

“A ka më ofendim për një shtet, veqenarisht një shtet si Kosova, që është produkt e sakrificës dhe i rezistencës titanike të qytetarëve të saj, që pozitën e presidentit ta ushtroj soji i Vjosa Osmanit!?”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

A ka më ofendim për një shtet, veqenarisht një shtet si Kosova, që është produkt e sakrificës dhe i rezistencës titanike të qytetarëve të saj, që pozitën e presidentit ta ushtroj soji i Vjosa Osmanit!?

Kosova urgjendisht duhet të shkoj në zgjedhje nëse nuk mund të bëhet zgjidhje nga kjo mazhoranc për pozitën e presidentit, poshtrimi i shtetit duhet të ndalet, Kosova nuk e meriton baltosjen deri në kētë nivel.Zafa