23-11-2024

Berisha hedh akuza ndaj kryetarit Haskuka

Përçarje në koalicionin qeverisës në Prizren. Kryetari i Nismës në këtë qytet, Zafir Berisha ka hedhur akuza ndaj njerëzve, pjesë kabinetit të kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, duke i vlerësuar ata si “hiena”, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Berisha, në një postim në profilin e tij në “facebook”, të cilin thotë se po ua adreson atyre që aplikojnë për t’u punësuar në Komunën e Prizrenit, ka thënë se ndien për obligim që në këtë formë ta bëj një sqarim lidhur me dukurinë e punësimit në Prizren!

“Ne dhe fryma jonë socialdemokrate nuk qëndron pas lojrave të flliçura të Krenare Koqit, hijenave dhe ,,komisarve politik,, që qëndrojn prapa z.Haskuka të cilin në bashkpunim me mbetjet e krimit të organizuar të ,,Klanit Pronto,, kurdisin çdo konkursë ku paraprakishtë dihen edhe se kush ka me u pranuar në punë.

Partneriteti dhe ,,Koalicioni i heshtur,, me persona që i kan shërbyer 10 vite bandave,( qytetarët para 1 viti i ndëshkuan me vota), nuk është në përputhje me pritjen e prizrenasve…  Edhe pse e kemi diskutar disa herë me z.Haskuka çështjen e njerëzve me dosje të shumta që janë në institucione të Komunës së Prizrenit, ai me heshtje tashmë po tregohet i pafuqishëm ndaj atyre dhe njerëzve që e rrethojn, një pjesë e të cilve nuk ju dihet misioni në institucionet e Komunës së Prizrenit…

Bashkëpunimi dhe vendosja në krye të komisioneve intervistuse për punsim e njerëzve të PDK-së,( të cilit jan me provoj në manipulime dhe lehtë të shantazhueshëm) pjesa dërmuse e të cilve i kan shërbyer krimit të organizuar dhe janë me dosje në organet e drejtësis, nuk është tregues shpresdhëns se gjendja mundë ndryshoj në interes të qytetarve!!!

Në fund ju rikujtojm, ne jemi përgjegjës për tri dikasteret që i managjoin aktivistët e Nisma-së dhe mbajmë përgjegjësi politike për punën e mir dhe jo të mir që mundë ta bëjn ata”, ka shkruar ai.

Nga zgjedhjet e fundit lokale, një vit më parë, Nisma Socialdemokrate në Prizren është në koalicion qeverisës në Prizren. Pas LDK-së, Nisma përbën partnerin e dytë të Vetëvendosjes!, që drejton pushtetin.

Gjatë kësaj kohe, edhe më parë ka pasur kritika publike ndaj kryetarit Haskuka, por nga këshilltarë në Kuvendin Komunal dhe jo nga niveli i të parit të partisë. Kjo ka ndodhur në rastin e anulimit të konkursit të parë për drejtorë shkollash.

Përçarjet në koalicion janë shfaqur edhe pas shpalljes së emrave të drejtorëve të shkollave, në konkursin e përsëritur. Në këtë rast ishin kuvendarët e LDK-së ata që kritikuan, për shkak të mospajtimeve rreth emrave të menaxherëve të rinj të shkollave të komunës së Prizrenit./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.