17-05-2024

Fajdet: Kapen me 2 mijë euro, arrestohen dy persona në Prizren

Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave në Prizren, pasi janë zënë duke marrë 2 mijë euro në formë të fajdeve.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve, si dëshmi materiale janë sekuestruar: një fletore, një fishek, një thikë dhe dy celular. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.