25-11-2024

Berjani: Çmimi i derivateve do të bie më shumë në mars, jemi më të lirët në rajon

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se nga muaji mars, çmimi i derivateve do të bie dukshëm. Sipas Berjanit, çmimi i derivateve në Kosovë është më lirë krahasuar me vendet e rajonit.

Në një intervistë për EO, Berjani ka thënë se vendimi i fundit i Ministrisë së Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është i njëanshëm por që thotë se janë duke e respektuar.

Ai thotë se nuk kanë qenë të ftuar të marrin pjesë në konsulta ditën kur është marrë vendimi për marzhën e fitimit.

“Sa i përket vendimit të Ministrisë së Tregtisë ky është një vendim i cili është nxjerr pa prezencën tonë, ku obligative ka qenë që pjesë e këtij vendimi për tu nxjerr është dashur që të jetë edhe Shoqata e Naftëtarëve. Po ne si shoqatë dhe si biznese të sektorit të naftës vendimi është duke u respektuar dhe u respektua me kohë. Ky vendim është pak më ndryshe se dy vendimet e kaluara ky është me marzhe tregtare apo marzhe fitimi. Marzha e fitimit është për importues 2 cent, ndërsa me pakicë është 12 cent. Nuk është e mjaftueshme kjo marzh, por vendimi po respektohet në gjithë Kosovën”, thotë ai.

Ata të cilët e kanë keqpërdorur unë jam për ti gjykuar, po unë nuk kam informata se dikush ka keqpërdorur, ato informata në qoftë se i ka Ministria e Tregtisë duhet që të merret me ta. Jo tash për dy tri kompani qoftë se kanë keqpërdorur të pësojnë 650 pika karburanti.

Berjani ka thënë se çmimi derivateve në Kosovë është shumë i ulët. Çmimi aktual në tre është rreth 1.35 cent për litër.

Lexo edhe:

Hasi, krahina e shumë personaliteteve kombëtare

Asnjë koment

Comments are closed.