23-02-2020

Besimtarët e krishterë sot kremtojnë Krishtlindjet

Besimtarët e krishterë si në të gjithë botën edhe në Kosovë sot festojnë Krishtlindjet, një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera.

Kjo ditë festohet çdo 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezus Krisht. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.

Mesha qendrore e Krishtlindjes u mbajt në orët e para të datës së sotme në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtina ku u përçuan mesazhe paqeje dhe bashkimi.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, në meshën e Krishtlindjes iu është drejtuar qytetarëve duke u bërë thirrje për vepra të mira e dashuri për Zotin. Ai ka thënë se shoqëria do të ishte më e mirë dhe nuk do të kishte mosmarrëveshje, po të ishin të bashkuar.

Sot, në ditën e Krishtlindjes prej orës 11:00 do të mbahet meshë po në Katedralen në Prishtinë.

Ndërsa Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren në ora 11:00.

Asnjë koment

Comments are closed.