02-11-2024

Biblioteka e Prizrenit pritet të emërohet me emrin e Adem Demaçit

Biblioteka ndërkomunale në Prizren pritet të emërohet me emrin e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Adem Demaçit, i cili një muaj më parë ka ndërruar jetë. Pos saj, ndërkaq zyrtarët lokal thanë se po shqyrtohet mundësia që me emrin e Demaçit të emërohet edhe ndonjë institucion tjetër, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Propozimin e paraqitur nga anëtari i Kuvendit Komunal nga radhët e Vetëvendosjes! Adem Shabanaj, pritet që në një nga mbledhjet e tij ta miratojë ekzekutivi komunal i Prizrenit.

Artan Abrashi, kryetari i degës së Vetëvendosjes në Prizren, njëherësh kryesues i Kuvendit  Komunal (KK), ka thënë se ky subjekt e përkrah propozimin për emërimin e bibliotekës me emrin e simbolit të lirisë sonë, i cili plot 28 vjet sakrifikoi për shtetin e Republikës së Kosovës.

“Po, një institucion lokal kredibil e meriton emrin e Demaçit. Ka mbetur të shihen edhe opsionet tjera krahas bibliotekës”, ka thënë ai përcjell “GazetaePrizrenit.net”

Kërkesën që Biblioteka ndërkomunale ta merr emrin Adem Demaçi, e ka bërë asamblisti i pozitës Shabanaj, duke thënë se ekzekutivi duhet ta merr seriozisht këtë kërkesë, në mënyrë që biblioteka ta ketë emrin e veprimtarit Demaçi.

Biblioteka aktualisht funksionon në kuadë të objektit të Shtëpisë së Kulturës në Prizren, ndërsa pas ndërtimit të objektit të ri, në lagjen “Tabakhane” pritet të kalojë në ndërtesën e posaçme të ndërtuar për të./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.