23-11-2024

Biçikletat dhe aktivitetet sportive zëvendësojnë makinat në qendrën e Prizrenit (foto)

Në vend të makinave, një pjesë e dy rrugëve kryesore të Prizrenit sot janë shndërruar në trase për çiklizëm dhe performanca dhe punime artistike, basketboll, futboll dhe aktivitete të tjera, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Rrugët “Remzi Ademaj” dhe “Adem Jashari” janë mbyllur sot për tri orë,  nga ora 10:00 deri 13:00,  për ta organizuar ditën pa makina.

 

Gjatë kësaj kohe janë mbajtur aktivitete si çiklizëm dhe punimet artistike, basketboll, futboll dhe aktivitete tjera.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, që mori  në aktivitet, duke ngarë biçikletën,  ka thënë se Prizreni është qytet pa asnjë shteg për biçikleta, ndërsa ndërtimi i këtyre shtigjeve është i domosdoshëm për ta lehtësuar qytetin nga lëvizjet e shumta të makinave, të cilat përveçse ngarkojnë komunikacionin krijojnë edhe ndotje të ajrit.

 

“E derisa jemi duke i bërë hapat e para për ndërtimin e shtigjeve për biçikleta, sot e shfrytëzuam rrugën kryesore të qytetit për t’u shëtitur me biçikletë dhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore e sportive. Me më pak ndotje të ajrit dhe më pak zhurmë të makinave, sot dëshmuam se qyteti duhet të ketë sa më pak makina dhe të shfrytëzohen sa më shumë biçikletat dhe transporti urban”, ka shkruar ai në profilin e facebook-ut.

 

Për shkak të mbylljes së një pjese të rrugëve, automjetet kanë shfrytëzuar  rrugë të tjera alternative në qytet./GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e Mytaher Haskuka

Fotografia e Mytaher Haskuka

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.