Biçklistja goditet nga vetura në Prizren

Një biçkliste është goditur nga një veturë në Prizren.

Policia njoftoi se rasti ndodhi dje pasdite në rrugën “Brigada”, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Në aksident trafik ishin të përfshira një automjet i udhëtarëve me targa vendore, me drejtues mashkull dhe një biçkliste femër kosovare.

“Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar çiklistja te cilën drejtuesi i automjetit e ka dërguar në urgjencë dhe pas tretmanit mjekësor lirohet për në shtëpi”, thuhet në raportin e PK-së. /GazetaePrizrenit.net /