18-05-2024

Bie me makinë nga 22 metra lartësi, shpëton për mrekulli shoferi

Shoferi i një kamionçine në Milwaukee të SHBA-së, arriti t`i shpëtojë vdekjes pavarësisht se ra nga një lartësi prej 22 metrash në një urë që lidh dy qytete të mëdha amerikane.

Rasti është trajtuar në media si praktikisht “ një mrekulli”. Departamenti i Transportit në Wisconsin, publikoi pamjet e mjetit që përplaset me bordurën, e shkatërron atje dhe bie nga ura duke u shembur në tokë në një aksident që zor se mund të mendohej se do të arrinte t`i shpëtonte dikush.

Burri është dërguar me urgjencë në spital ku pas ndërhyrjes gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.Dy persona i dhanë shoferit ndihmën e parë në vendngjarje deri në mbërritjen e ambulancës.

Duket se ai e ka humbur papritur kontrollin e kamionçinës, e mendohet se shkaku mund të ketë qenë rruga e rrëshqitshme prej akullit e borës.

Asnjë koment

Comments are closed.