14-12-2024

Bie në pranga një i ri në Shqipëri, dyshohet se përvetësoi 42 mijë euro përmes mashtrimit

Policia shqiptare ka arrestuar një 27-vjeçar nga Gjirokastra, nën dyshimin se ka përvetësuar 42 mijë euro, përmes mashtrimit.

Hetimet janë bërë katër muaj, ndërsa të dyshuarit në veturë iu gjet edhe armë pa leje, njofton policia, përcjell Klankosova.tv.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thuhet tutje në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.