Bie nga kati i dytë i ndërtesës, lëndohet një punëtor në Suharekë
Një punëtor është lënduar duke punuar në ndërtimtari, pasi ka rënë nga një ndërtesë ku punonte, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në Suharekë.
“Viktima mashkull K-Shqiptar punëtor i një firme ndërtimore, derisa ishte duke punuar në një ndërtese, aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës”, njoftoi PK.
Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është dërguar në Emergjencën e Suharekës, e me pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. /GazetaePrizrenit.net/