Një femër sulmon një mashkull në një lokal nate në Prizren, arrestohet

Një femër është arrestuar në Prizren, pasi në një lokal nate ka sulmuar në mashkull, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta në një lokal nate së bashku me një të dyshuar tjetër mashkull K-Shqiptar kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj K-Shqiptar”, njoftoi Policia.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net/