Një person është lënduar pasi është rrëzuar nga kulmi i shtëpisë, raporton “GazetaePrizrenit.net”
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit
“Viktima mashkull K-Shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Prizrenit, pasi që ishte rrëzuar nga kulmi i shtëpisë, ku ishte duke kryer disa punime”, thuhet në raportin e Policisë.
Për shkak të lëndimeve të rënda trupore, viktima është transportuar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin./GazetaePrizrenit.net