03-05-2024

Bie nga kulmi i shtëpisë, një i lënduar në Gjonaj të Hasit të Prizrenit   

Një person është lënduar pasi është rrëzuar nga kulmi i shtëpisë, raporton “GazetaePrizrenit.net”

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Prizrenit, pasi që ishte rrëzuar nga kulmi i shtëpisë, ku ishte duke kryer disa punime”, thuhet në raportin e Policisë.

Për shkak të lëndimeve të rënda trupore, viktima është transportuar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.