BIK: Bajrami këtë herë pa namaz në xhami dhe pa vizita familjare
Besimtarët myslimanë, hytben e myftiut, Naim Tërnava, të dielën do të mund ta përcjellin vetëm virtualisht. Por, as i pari i Bashkësisë Islame, nuk do ta falë namazin e Bajramit. Kështu pa falje, lajmërimi i arritjes së kësaj feste do të bëhet vetëm përmes thirrjes në minaret e krejt xhamive.
“Do të ketë edhe një program me Kuran dhe ilahi dhe me kaq përfundon ceremonia e festës së Bajramit”, thonë në BIK.
Edhe pritjet tradicionale në zyrat e BIK, sivjet janë anuluar si shkak i pandemisë.
Bajrami karakterizohet me vizitat familjare por Bashkësia Islame dhe institucionet shëndetësore besojnë se besimtarët do të respektojnë rekomandimet e tyre andaj edhe nuk do të merren masa shtesë.
Ndërkohë Turqia ka vendosur që nga e shtuna e deri të martën kur edhe përfundon festa e Bajramit të shkojë në izolim të plotë. Masë e njëjtë e karantinimit do të zbatohet edhe në Maqedoninë e Veriut.