02-05-2024

Blerim Latifi tregon se si mund të bëhesh deputet në PDK

Profesori universitar Blerim Latifi ka folur rreth kalimit të deputetes Adelina Grainca nga PDK në VV. Grainca mori pjesë në votimin e Vjosa Osmanit për presidente të vendit.

“Se a ka dalë zonja Grainca për çështje parimore nga PDK’ja në VV është absolutisht e pabesueshme. Ajo mundet me u deklaru rreth vendimit të saj me i dhënë konotacione të ndryshme, morale, ideologjike e politike”, theksoi Latifi në Pressing.

“Ne nuk kemi asnjë indikator se Grainca ka pasur përplasje të brendshme esenciale me politikat e Partisë Demokratike të Kosovës. Në fakt janë ato struktura të cilat e kanë bërë atë deputete. E kanë nxjerrë nga anonimiteti i plotë politik”, shtoi ai.

“Përveç degës së Ferizajt askush nuk e njeh. PDK dhe strukturat e saj nuk e kanë njohur këtë njeri. ”, thekson Latifi.

“Shtrohet pyetja se si është e mundur që një njeri që nuk është figurë publike, s’është as opinionist, as intelektual, as profesor e as asgjë… si është e mundur që brenda një kohe të shkurtër, brenda pak ditësh fushatë me u bo deputete”, pyet Latifi.

“Njerëz që ne PDK kanë punuar, mos të them, prej që kanë qenë fëmijë, s’kan arrit me marrë vota sa ajo. Pse? Sepse ajo është bërë deputete përmes një suporti të madh financiar, përmes një suporti të madh politik”, tha ai.

“Fatkeqësisht ka një kohë të gjatë, ka vite që në PDK për me u bo deputet u dashtë me e pas çantën e mbushur me pare. A të biznesit a çka nuk e di, por është dashur të kesh para”, tha Latifi.

Asnjë koment

Comments are closed.