10-12-2024

Bllokimi i llogarive të Komunës nga Qeveria, reagon Bali Muharremaj: Të veproj urgjentisht Kuvendi

Qeveria e Kosovës ia ka bllokuar Komunës së Suharekës xhirollogarinë bankare, si pasojë e kontratës kolektive

Rreth kësaj ka reaguar edhe Kryetari i Komunës së këtij qyteti, Bali Muharremaj.

Ai ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës qe të veproj urgjentisht, pasi qe do të rëndohet situata financiare.

‘’ Ne kemi obligime financiare për projektet që i kemi planifikuar, dhe nuk duhet të mbesim peng e një marrëveshje të cilën duhet t’ia zbatoj Qeveria e Kosovës, e ku pasojat tashmë po i bartim ne si komuna.

Për këtë situatë, duhet të veproj urgjentisht edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës ngase situata e vështirë financiare do të rëndohet edhe më shumë.’’, ka shkruar ndër të tjera Muhamrremaj në facebook.

Asnjë koment

Comments are closed.