23-11-2024

Bllokohet Rruga e Kombit, punime në mes të sezonit

Numri i lartë i udhëtarëve dhe punimet që kanë nisur në kulmin e sezonit në Rrugën e Kombit në Shqipëri kanë sjellë një trafik tejet të rënduar.

Qytetarët që kanë mbaruar pushimet u janë dashur disa orë për të kaluar në anën tjetër të kufirit.

Shkak janë bërë punimet që po kryhen nga aksi që nis prej Morinës deri tek ura e Drinit të Zi, por edhe fluksi i lartë i qytetarëve që po kthehen në Kosovë pasi kanë mbaruar pushimet dhe kanë festuar Kurban Bajramin në Shqipëri.

Për të stabilizuar situatën ka ndërhyrë dhe policia, ndërsa qytetarët nga Kosova e cilësojnë si një situatë jo normale.

Sipas tyre, realizimi i punimeve në kulmin e sezonit është një absurditet që do të ndikojë në vendimin e tyre për tu kthyer përsëri në Shqipëri.

Sipas policisë, prej orës 03.00 të mëngjesit të së hënës deri në mesditë kanë hyrë në Shqipëri 22145 shtetas me 4058 mjete.

Masa shtesë janë marrë dhe në shtimin e sportelve, ndërsa tek ura e Kukësit për shkak të punimeve është vendosur një patrullë fikse./alsat

Asnjë koment

Comments are closed.