24-11-2024

Bllokohet xhirollogaria bankare e KF “Liria”

Veprimi i institucioneve përgjegjëse rreth situatës në KF “Liria” ka nisur t’ i jap rezultatet e para.

Në momentin kur MAP -i e konfirmoj legjitimitetin e komisionit per menaxhim të KF Liria, është bllokuar xhirollogaria e Klubit.

Burime brenda komisionit për menaxhimin e KF “Liria” konfirmojnë bllokimin e xhirllogarisë dhe thotë burimi pritet që në vijim të ndërmerren hapat me të cilat është njoftuar opinion publik përmes komunikatës, shkruan portali sheshi.

Në disa adresa është shpërndarë ftesa edhe për një Kuvend të KF “Liria”, të cilin e kanë thirrë njerëzit që nga Institucionet përgjegjëse janë delegjitimuar nga udhëheqja e KF “Liria”.

Fotografia e LIRIA FC

Në Komisionin për menaxhimin e KF “Liria” pohojnë se Komuna e Prizrenit, duke ua liruar sallën për mbledhje anëtarëve jolegjitim, po kosumojnë vepër penale.

Kujtojmë që te Klubi Futbollistik “Liria” janë mbajtur dy kuvende që pretendojnë të jenë legjitime, ndërkohë që njëri vendosi ta shkarkojë kryetarin Ilijaz Ilijazi dhe tjetri që e konfirmoi atë në krye të klubit.

Ditët e dimrit priten të jenë të nxehta për këtë klub.

Asnjë koment

Comments are closed.