Të bërit e simbolit të shqiponjës pas futbollit dhe aktiviteteve të tjera, përfshirë edhe fotot e shumta, tashmë është përcjellë edhe nw një projekt muzikor, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Në prag të festës së 28 Nëntorit dhe atyre të fundvitit, këngëtarët e mirënjohur: Shkurte Fejza, Shkëlzen Jetishi-Xeni, Gili dhe Malësori publikuan këngën “Bone Shqiponjën”.
Simboli i shqiponjës me bashkimin e duarve, ka qenë në qendër të vëmendjes, që nga kampionati i sivjetmë i botëror i futbollit, kur dy lojtarët shqiptarë të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ngritën peshë zemrat e tifozëve shqiptarë, kur realizuan golat duke mundur Serbinë 2:1 në Botëror.
Kënga tashmë ka marrë shumë klikime dhe po shpërndahet më të madhe nëpër rrjetet sociale./GazetaePrizrenit.net/