19-05-2024

Vetëvendosje, kujton përvjetorin e fitores në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje,  ka kujtuar njëvjetorin e fitores në balotazh, në Prizren.

Me këtë rast, kryetari i saj Albin Kurti me anë të postimi ka bërë të ditur edhe për aderimin në këtë subjekt të një profesori të kolegjit “Fama” në Prizren, Dr. Shaip Kabashit.

Sot, në një vjetorin e fitores sonë në balotazh në Prizren, së bashku me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, deputeten, Drita Millaku dhe Kryetarin e Qendrës e kryesuesin e Kuvendit Komunal, Artan Abrashi, pritëm Dr. Shaip Kabashin, Ligjërues i lëndës “Sociologji e së Drejtës” nga Prizreni, i cili na u bashkua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Dr. Shaip Kabashi ka doktoruar në temën “Roli i opinionit publik në jetën politike” dhe aktualisht është profesor i rregullt në Kolegjin “Fama” dhe bashkëpunëtor i jashtëm në Universitetin Publik të Prizrenit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.