25-04-2024

Borxhlinjtë e rrahin keq një person në Malishevë

Një person është rrahur keq dhe është bërë për spital nga tre borxhlinj në Malishevë.
Njëri nga sulmuesit është arrestuar nga Policia e Kosovës. Lajmin e ka konfrimuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nystret Gjurkaj.

Ai ka treguar se rreth orës 13:05 në stacionin e Policisë në Malishevë është paraqitur viktima dhe e ka ka lajmëruar rastin.

Sipas Policisë, viktima kishte lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku pas trajtimit mjekësor është liruar.

“Rastit ju kane përgjigjur njësitet policore ku kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar tre persona që ishin të përfshirë në rast. Pas marrjes se dëshmive dhe deklaratave ku deri te incidenti dyshohet te ketë ardhë për shkake të pretendimeve që të dyshuarit i kishin viktimës një borgj. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij i dyshuari i rastit ndalohet per 48 orë”, ka thënë Gjurkaj./reporteri.net./

Asnjë koment

Comments are closed.