Botërori 2018, Rusia tregon një tjetër anë të sajën
Një gjë që pritej ndryshe nga ata që vizitonin Rusinë, veç suksesit të papritur të kombëtares ruse në botëror, ishte atmosfera e krijuar nga vendasit.
Tifozë nga e gjithë bota u dyndën në Rusi pavarësisht tensioneve politike, si p.sh helmimi i ish spiunit rus në Britani, me një agjent nervor. Autoritetet ruse kanë mbyllur njërin sy ndaj shkeljeve të vogla, duke i lejuar qendrat e qyteteve të kthehen në festa non-stop.
Kur Rusia e mposhti Spanjën më 1 korrik, makinat bllokuan rrugët e Moskës dhe papritur nisën festimet nëpër sheshe e bulevarde.
Këto lejime e kanë bërë botërorin më të këndshëm se ç’prisnin. “Marshime që s’kanë nevojë për miratim që një muaj përpara nga policia, mbledhje njerëzish në mjedise të hapura që nuk përfundojnë me gjykime, rrahje shpatullash me policë… botërori në Rusi u kthye në një festival lirie”, tha Maksim Trudoliubov, një opinionist.
Vizitorët e huaj kanë gjetur ngrohtësi mes tifozëve rusë, të cilët, ndërkohë, kanë zbuluar se bota e jashtme është më pak armiqësore se ç’u ka treguar televizioni shtetëror. Sasitë e pafundme të birrës dhe dielli i ngrohtë i verës kanë bërë punën e vet, gjithashtu.
Ngrohtësia e festivalit të lirisë do të kthehet me siguri nën rregullat e mëparshme, dhe vendi s’do të mbetet pa dëborë. Pati tifozë amerikanë dhe rusë që përqafoheshin në metronë e Moskës dhe përsërisnin: “Do të ketë ndryshime”. Brohoritjet “Rusi, Rusi”, të cilat në kohën e aneksimit të Krimesë u bënë sinonime të nacionalizmit agresiv, tani duken thjesht patriotizma të padëmshme, shkruan The Economist, përcjell Top Channel.