Këngëtarja Luljeta Shala prezanton albumin e parë “Emër e mbiemër” (video)

Këngëtarja e talentuar, Luljeta Shala që tashmë ka një numër të adhuruesve të saj, sapo ka prezantuar albumin e saj të parë “Emër e mbiemër”, të zhanrit “pop-folk”, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.

Ajo është e kërkuar nëpër ahengje dhe ceremoni familjare në Kosovë e sidomos në Maqedoni. Luljeta ka nisur hapat e parë në muzikë, si fëmijë, në shoqërim të babait të saj, Qamil Shalës, që po ashtu është muzikant.

Këngëtarja prizrenase, tashmë ka realizuar disa klipe muzikore, që kanë qenë të kërkuara edhe nëpër rrjete sociale dhe në ‘youtube’.

Një falënderim për sukseset e saj, ajo tashmë ia adreson bashkëshortit, po ashtu muzikant,  Alban Demajt, për menaxhim të suksesshëm.

Albumi ka 11 këngë, disa prej të cilave të reja e disa përmbledhje të këngëve të mëparshme. Për realizimin e tij kanë bashkëpunuar tekst shkruesi  Sami Aliu,  studio Xheni,  si dhe producentët  Shaban Rexhepi ”Vizioni & Libonia”
e Arif Sejdi Ibishi “Jehona”.

Kjo këngëtare që siç thotë muzikën e ka “ëndërr” premton se edhe në të ardhmen do të prezantojë këngë dhe albume të reja./gazetaeprizrenit.net/