Botërori përfundon edhe për Ronaldon. Uruguai në çerekfinale
Uruguai fitoi 2 :1 ndaj Portugalisë. Me këtë kaloi në çerekfinalet e Botërorit “Rusi 2018”.
Heroi i ndeshjes ishte Edinson Cavani. Sulmuesi i PSG shënoi dy golat e skuadrës së tij në minutat 7 dhe 62.
Për portugezët barazoi Pepe në minutën e 55. Cristiano Ronaldo pothujase qëndroi në hije me disa tentative për të shënuar.
E shtuna ishte dita kur Messi dhe Cristiano u larguan nga Kupa e Botës pa lavdi edhe një herë tjetër.
Uruguai, në çerekfinale do të ndeshet me Francën.