24-11-2024

Botohen dhe shpërndahen hartat turistike të qytetit të Prizrenit

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik ka botuar hartat turistike të qytetit të Prizrenit, të cilat tashmë janë shpërndarë dhe mund të gjenden në qendrat informuese për turistë, dhe në të gjitha agjensionet turistike, hotelet, motelet dhe hostelet e ndryshme që operojnë në Prizren e më gjërë.

Harta turistike në anën e përparme përmban hartën në formë të ilustruar të qendrës historike të qytetit, me anë të së cilës mund të bëhet orientimi i lehtë për gjetjen e monumenteve kryesore të trashëgimisë kulturore, ndërsa në anën e prapme gjendet harta e tërë territorit të komunës, si mjet orientus për destinacionet turistike në zonat jo urbane të komunës, si dhe shënimet lidhur me kulturën dhe traditën e Prizrenit.Botimi i hartave turistike është bërë në gjuhën shqipe, angleze, turke dhe boshnjake.
Këto harta janë falas dhe u shërbejnë turistëve për orientim më të lehtë derisa vizitojnë qytetin e Prizrenit./tvprizreni.info

Asnjë koment

Comments are closed.