Botohet libri kushtuar kontributit të Rasim Beqajt
Sapo doli nga shtypi libri i Dr. Besim Muhadrit, “Rasim Beqaj ruajtës dhe kultivues i traditave folklorike hasjane”, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Siç ka njoftuar Berat Batiu nga shtëpia botuese “Fidani” në Prizren, libri botohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së Rasimit dhe daljes së tij në pension.
Beqaj, që është edhe mësimdhënës në shkollën e Ramajës së Hasit, prej kohësh merret me ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të traditës dhe folklorit. Ai po ashtu është interpretues i disa rapsodive nëpër ceremonitë familjare të gëzimit, përcjell “Gazeta e Prizrenit”.
Ka marrë pjesë dhe në festivale dhe manifestime të ndryshme kulturore.
Për punën dhe kontributin e tij disa herë është shpërblyer me çmime dhe mirënjohje nëpër aktivitetet e mbajtura në vend dhe jashtë tij. /GazetaePrizrenit.net”.