04-05-2024

Brazili ka humbur të 6 nga 6 ndeshjet e fundit me eliminim direkt në Kupën e Botës me ekipet evropiane

Kombëtarja braziliane që nga viti 2006 po humbet nga ekipet evropiane në play-off të Kupës së Botës.

Brazilianët kanë humbur të gjashtë ndeshjet në play-off të Kupës së Botës kundër ekipeve evropiane që nga fitorja e tyre 2-0 ndaj Gjermanisë në finalen e Kupës së Botës 2002.

Pas vitit 2002, Brazili ka humbur vazhdimisht nga Franca (1/4 finalet e Kupës së Botës 2006 ), Holanda (1/4 finalet e Kupës së Botës 2010 ), Gjermania (1/2 finale e Kupës së Botës 2014), Holanda (ndeshja për vendin e tretë në Kupën e Botës 2014 ) dhe Belgjika (1/4 e finales së Kupës së Botës 2018 ). / abcnews.al/

Asnjë koment

Comments are closed.