19-04-2024

Brendi, qeni inteligjent që zbuloi kufomën e biznesmenit Hoxha në mal

Biznesmeni Rruzhdi Hoxha u gjet i vrarë dhe i groposur tek mali me Gropa.  Ishte shefi i hetimit të Krimeve të Rënda, Gilbert Hoxha, ai që zbuloi xhupin me gjak të Rruzhdi Hoxhës, duke vënë piketat në të gjithë zonën e Dajtit, si më e mundshmja për të gjetur kufomën.

Efektivët kërkuan ndihmën e institutit të qenve, duke marrë dy prej tyre për t’i ndihmuar. Njëri prej tyre ishte dhe qeni pastor “Brendi”, i përdorur nga policia gjatë nëntorit 2019 në tragjedinë e tërmetit, ku ky qen arriti të zbulojë 6 viktima mes rrënojave.

Edhe kësaj here, “Brendi” mori erë nga xhupi i Ruzhdi Hoxhës, e aq mjaftoi për të gjetur vendin ku ishte groposur biznesmeni 43-vjeçar. Teksa kërkonte rrotull, qeni u ul mbi një pirg me gurë dhe nuk lëvizi për asnjë moment.

Ai filloi të lehë dhe të bëjë shenja duke lënë të kuptohet se kishte gjetur diçka. Sapo punonjësit e Policisë, kanë filluar të heqin gurët, duke vënë më pas re se aty ndodhej trupi i pajetë i Rruzhdi Hoxhës, i cili ishte qëlluar me dy plumba. /noa.al

Asnjë koment

Comments are closed.