29-04-2024

Brendon Gigollaj është personi i dytë që u rrah në Novi Sad

Brendon Gigollaj me prejardhje nga Lubizhta e Hasit është viktima e dytë që u rrah javën e kaluar brutalisht në Novi Sad të Serbisë,  së bashku me Çlirim Malokun, nga Planeja e Hasit, por me banim në lagjen “Arbana” të Prizrenit, i cili tashmë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gigollaj ka 15 vite që jeton me familje në Novi Sad, aty ku kanë edhe biznesin.

Gjatë ditës së djeshme T7, ka qëndruar në këtë fshat, nga ku familja e tij janë shprehur të shqetësuar për atë që i ndodhi familjarit të tyre.

Të ndrojtur se rasti mund të përsëritet, ata që punojnë së bashku me prindërit e Brendonit në Serbi, nuk pranuan të flasin para kamerave, duke thënë se momentalisht djali ka të lënduar vetëm syrin.

Çlirimi dhe Brendoni u sulmuan mes natës së shtunë dhe të dielë, nga një grup i serbëve, pasi që këta të fundit i kishin dëgjuar duke folur shqip.

Deri më tani për këtë rast janë arrestuar katër persona.

Asnjë koment

Comments are closed.