Breshër sa kokrra e vezës në Anadrini e Has (FOTO- VIDEO)

Rajonin e Anadrinisë dhe të Hasit,  mbrëmjen e sotme e ka përfshirë një rrebesh shiu dhe breshëri, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas banorëve,  breshëri është i një madhësie të kokrrës së vezës.

Referuar fotove dhe video-xhirimeve të dërguar nga lexuesit, tash për tash thuhet se breshëri ka shkaktuar dëme në automjete, duke shpuar edhe xhamat e tyre./GazetaePrizrenit.net