Brovina e merr përsipër fajin – pranon se nuk e verifikoi mirë fotografinë
Flora Brovina si duket ka vendosur ta sakrifikojë vetën duke mos treguar se kush e mashtroi. Ajo thotë që fotografinë nuk e ka verifikuar në momentet e fundit ndërsa ka kërkuar falje, raporton Gazeta Express.
Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, pasi është intervistuar nga prokurorët special ka dalur para gazetarëve. Në një paraqitje tejet të shqetësuar, Brovina, e zhgënjyer tha se nuk e ka besu asnjëherë që dëshmia që e publikoi dje mund të mos jetë i saktë.
“Nuk kam besu që ky dokument mund të jetë i saktë, saktësinë e tij do ta vërtetojnë organet e shtetit”, tha Brovina, raporton Gazeta Express
“Nuk e kam shkel privatësinë e askujt, nuk kam folur me emra të përveçëm për askënd”, tha ajo.
E pranoi se fotografinë nuk e ka verifikuar, para se të dilte me deklarata bombastike në publik.
“Me vjen shumë keq edhe njëherë ju kërkoj falje të gjithëve, ndoshta nuk e kam verifiku fotografinë në momentin e fundit”, tha Brovina, transmeton Gazeta Express.
Ngjarja ka ndodh diku në Dukagjin, kështu më kan thënë, tha ajo duke insistuar që të mos i bëhen më shumë pyetje.
“Mos mi boni ka 100 pyetje”, u tha ajo gazetarëve.