19-04-2024

Budakova kërkon ujësjellës dhe kanalizim

Në takimin e mbajtur sot të kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj me përfaqësues të “Hidroregjionit Jugor” nga Prizreni dhe Suhareka si dhe me Kryesinë e fshatit Budakovë është diskutuar për sistemin e  ujësjellësit dhe kanalizimit të fshatit.

Në njoftimin e Komunës, thuhet se takimi është thirrur nga kryesia e fshatit Budakovë, të cilët më herët  kanë kërkuar që edhe fshati i tyre të bëhet me  sistem të  ujësjellësit   si dhe me kanalizim, pasi të dyja këto i mungojnë fshatit.

“Dugagjin Palushi, këshilltar në Asamblenë komunale, thotë se banorët, përkatsisht kryesia e fshatit janë dakorduar me përfaqësuesit e “Hidroregjionit Jugor” në Prizren dhe Suharekë, ndërsa sot kemi diskutuar  dhe me kryetarin e Komunës, Muharremaj,  që ta realizojmë deri në fund projektin tonë”.

Asnjë koment

Comments are closed.