23-11-2024

Bujqit e Sharrit ndihmohen për mbjellje mjedrash

Këtë pranverë, nga projekti  InTerDev 2, të financuar nga Agjensioni Austriak për Zhvillim dhe realizuar nga UNDP në partneritet me Komunën e Dragashit u mbështetën 65 fermerë ekzistues dhe fillestar të mjedrës.

 

Atyre u janë dhënë fidanë për kultivimin e mjedrës në 10 ari, gjegjësisht si dhe pajisje përcjellëse për plantacionet e tyre. Ky intervenim mundëson rritjen e sipërfaqes së mbjellë me mjedër me 6.5 hektarë shtesë si dhe krijon mundësi angazhimi dhe gjenerimi të të ardhurave për 65 familje në fshatrat e Komunës së Dragashit.

 

Bujqësia, ndër sektorët kyq për Komunën e Dragashit, mbështetet fuqishëm nga Projekti  “InTerDev 2”. Që nga viti 2014, ky projekt ka mbështetur një numër të konsiderueshëm fermerësh në zgjerimin dhe përmirësimin e veprimtarisë së tyre në sektorët e bagëtisë, pemtarisë së imët, bletarisë etj.

Krahas kësaj veprimtarie relativisht të re për vendin, projekti “InTerDev 2” gjithashtu ka mbështetur edhe fermerët e lopëve, ku janë targetuar  21 fermerë me nga 3 ose 4 lopë qumështore, të cilët janë furnizuar me nga një mështjerrë të mbarësuar, duke synuar kështu formalizimin e këtyre fermerëve për t’u bërë pjesë e skemës së subvencionimit nga Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Përmes aktiviteteve të ngjashme, projekti “InTerDev 2” dhe Komuna e Dragashit po adresojnë në vazhdimësi sfidat në këtë sektor të rëndësishëm për zhvilllimin e vendit si dhe gjenerimin e të ardhurave për familjet në nevojë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.