24-11-2024

Burdushi lirohet nga burgu

Pas katër muajsh qëndrimi në paraburgim, mjekut popullor Hysri Peçani të njohur si Burdushi iu është ndryshuar masa e paraburgimit duke iu zëvendësuar me një masë tjetër, raporton Gazeta Express.

Ky ndryshim i masës erdhi pas kërkesës së prokurorit të shtetit Fatos Ajvazit që i dërgoi Gjykatës që ndaj Burdushit masa e paraburgimit të zëvendësohet me masën e paraqitjes së Stacionin Policor.

Sipas Prokurorisë edhe pse ende ekzistojnë kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit, maksimumi i dënimit për veprat penale për të cilat dyshohet i pandehuri është pesë vite dhe për shkak të kalimit të afateve ligjore për vazhdimin e kësaj mase mbi katër muaj – e që ky kalim i afateve nuk i atribuohet zvarritjes së procedurës nga ana e Prokurorisë, prokurori ka konsideruar se në rastin konkret janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e paraqitjes në stacionin policor.

Me shqiptimin e kësaj mase Burdushit do t`i merret dokumenti i udhëtimit edhe për një muaj, dhe poashtu atij do t`i duhet të paraqitet në Stacion Policor herë pas here, ashtu siç do ta caktoj Gjykata./GazetaExpress

Asnjë koment

Comments are closed.