19-05-2024

Gjen një shumë e konsiderueshme parash në Rahovec, policia kërkon pronarin

Stacioni Policor në Rahovec ka njoftuar  se një qytetar, të cilin policia e vlerësuar si të ndërgjegjshëm nga Rahoveci ka gjetur një shumë e konsiderueshme parash, në rrugën “Mulla Cufa”, në afërsi të semaforëve dhe e atë e ka dorëzuar në stacionin policor.

Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se kjo ka ndodhur me datën 12.03.2019 rreth orës 14:00, një qytetar, të

“Përmes kamerave të sigurisë vërehet personi i cili ishte duke ecur në këmbë dhe nga pakujdesia i kanë rënë në trotuar një shumë e parave-monedha prej letre. Për shkak të pozicionit dhe objektivit të pa qartë që paraqet kamera e sigurisë, personi në fjalë ende është i panjohur për ne. Lusim të gjithë ata qytetarë të cilët kanë informata lidhur me këtë ngjarje të na ndihmojnë lidhur me identitetin e personit përmes ndonjë informate rreth ngjarjes së lartpërmendur, apo pronari i parave të humbura të paraqitet personalisht në SP-Rahovec për të dëshmuar identitetin e tij dhe për të vërtetuar pronësinë e parave, në mënyrë që të bëjë tërheqjen e mjeteve”, thuhet në komunikatë.

Asnjë koment

Comments are closed.