Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale R.I. nga Arbana – Prizren për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Për këtë të akuzuarin gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim me gjobë në shumën prej pesëqindë (500) euro si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej një (1) viti.
Në kumtesë, thuhet se me datën 08.03.2019, rreth orës 11.56 minuta në Prizren, në rrugën “Tirana”, saktësisht në Qendrën Tregtare A&M, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete ia merr pasurinë e luajtshme të dëmtuarit me iniciale Sh.K. në atë mënyrë që i pandehuri në ora 11.03 minuta, hynë në lokal, kontrollon gjësende, i merr dy palë patika të firmave “adidass” dhe “Gas” i vendos në brez dhe operon lirshëm pa e vërejtur askush dhe me sendet e vjedhura, largohet nga lokali pa paguar, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm të konsiderueshëm material./GazetaePrizrenit.net