20-04-2024

Burgim e gjobë prizrenasit për vjedhjen e dy palë atleteve

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale R.I. nga Arbana – Prizren  për shkak se ka kryer  veprën penale vjedhje, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Për këtë të akuzuarin gjykata e ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me dënim me gjobë në shumën prej pesëqindë (500) euro si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje  prej  një (1) viti.

Në kumtesë, thuhet se me datën 08.03.2019, rreth orës 11.56 minuta në Prizren, në rrugën “Tirana”, saktësisht në Qendrën Tregtare A&M, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete ia merr pasurinë e luajtshme të dëmtuarit me iniciale Sh.K. në atë mënyrë që i pandehuri në ora 11.03 minuta, hynë në lokal, kontrollon gjësende, i merr dy palë patika të firmave “adidass” dhe “Gas” i vendos në brez dhe operon lirshëm pa e vërejtur askush dhe me sendet e vjedhura, largohet nga lokali pa paguar, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm të konsiderueshëm material./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.