19-04-2024

Burgim prizrenasit që kultivoi bimë narkotike në oborrin e shtëpisë së tij

Gjykata Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se ka shpallur aktgjykimdënues, ndaj të akuzuarit A.B.., për shkak se:
ËSHTË FAJTOR

Me datë 24 qershor 2019, në Prizren, në shtëpinë e tij familjare, pa autorizim kultivon bimë me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave prikotrope, dhe atë dy substanca narkotike të llojit kanabis Cativa, ku njëra bimë me gjatësi 118 Cm, kurse tjera me gjatësi prej 0.52 Cm, të cilat bimë i pandehuri i kultivon në vazo në oborrin e shtëpisë së tij, e të cilat janë gjetur ditën kritike nga patrolla policore e cila ishte për kontroll, për një rast të lajmëruar për dhunë në familje

– Kësodore ka kryer veprën penale kultivimi i bimës së hashashit, shkures së kokainës ose bimëve të kanabisit nga neni 272 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin eGJYKON:
– Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti,
– Gjykata krahas dënimit kryesor i shqipton edheDËNIM PLOTËSUES dhe atë: marrjen – konfiskimin e dy bimëve – substancave narkotike të llojit kanabis.

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.