25-04-2024

Burgim prizrenasit që rrahu bashkëshorten

Gjykata Themelore në Prizren, ka dënuar me një vit burgim personin me iniciale N. J., për shkak se kishte rrahur bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar disa lëndime trupore.

Rasti kishte ndodhur më 2 tetor në Prizren.

“Me datë 02 tetor, në orët e mbrëmjes në Prizren, në shtëpinë e përbashkët familjare, me dashje kryen dhunë ose keqtrajtim fizik dhe psikologjik apo emocional, me qëllim të cenimit të dinjitetit të të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që në ndikimin e alkoolit pas një mosmarrëveshje që kishin i njëjti fillon ta godet me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, e kap për flokë dhe e gjuan me telefon në fytyrë, me ç ‘rast me këto veprime i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin, të përshkruara edhe nga akt ekspertimi mjeko ligjor – Kësodore ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par. 3 lidhur me par. 2 të KP-së”, thuhet në njoftim.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin e GJYKON:

-Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti, (në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 02 tetor 2021, deri në ndërprerjen e kësaj mase).

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Asnjë koment

Comments are closed.